Këto pamje të siguruara nga qytetarët tregojnë një automjet pa targa, që po transporton një ngarkesë me dru në aksin rrugor Guri i Zi–Shkodër.
Sipas dëshmitarëve, mjeti përbën rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës, pasi qarkullon pa asnjë dritë në pjesën e pasme.
Një qytetar që ka dërguar pamjet shkruan: “Përshëndetje! Shikoni çfarë ndodh në aksin Guri i Zi–Shkodër. Makina e druve pa sinjalistikë, pa targa, pa asgjë!”
Nga videoja shihet qartë se automjetit i mungojnë dy goma në pjesën e pasme, ndërsa vazhdon të lëvizë në rrugë të hapur, duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë.
Shkrimi u mor nga TVA News!