Një qytetar i shqetësuar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar humbjen e një të moshuari në Tiranë.
Bëhet fjalë për 85-vjeçarin Hysen Kazazi, i cili është parë për herë të fundit mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:00, në rrugën “Bardhyl”. Që prej asaj kohe, ai nuk është kthyer më në banesën e tij dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Rasti është raportuar edhe në polici, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë ose që disponon ndonjë informacion.
Kushdo që ka ndonjë të dhënë për Hysen Kazazin, mund të kontaktojë në numrin 0682657860.