Mirlind Daku, nga rinovimi te ofertat e reja: Fiorentina dhe Spartaku e Moskës në garë për bomberin kuqezi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.10.2025, 18:30

Mirlind Daku, një nga emrat më të përfolur të Kombëtares Shqiptare gjatë merkatos së verës, duket se po përjeton një periudhë të artë në karrierën e tij. Pas shumë zërave për një transferim të bujshëm në kampionate të njohura evropiane, 27-vjeçari vendosi të rinovojë kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, një vendim që deri tani është justifikuar plotësisht në fushë.

Sulmuesi kuqezi ka qenë protagonist absolut për skuadrën ruse, me 9 gola të shënuar në 16 ndeshje, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të ofensivës së Rubin Kazanit. Edhe pse së fundmi gaboi nga pika e bardhë në një penallti që e fitoi vetë, performanca e tij mbetet mbresëlënëse dhe ka tërhequr sërish vëmendjen e klubeve të mëdha.

Në horizont janë rikthyer zërat që e lidhin Dakun me Fiorentinën, klubin italian që gjatë verës ishte afër të niste bisedimet për transferimin e tij. Por tashmë në garë është futur edhe Spartaku i Moskës, që shfaq gatishmëri për ta pasur sulmuesin shqiptar në skuadër.

Megjithatë, pas rinovimit me Rubin Kazanin, transferimi i Dakut nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi rus nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë bomberin e tij kryesor, dhe çdo negociatë do të kërkojë një shumë të konsiderueshme. E sigurt është se karriera e Mirlind Dakut po ndjek një trajektore rritëse, dhe pas performancave të këtij sezoni, emri i tij pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes në merkaton e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit