E akuzuan për gjobëvënie reagon Entela Domi: Kam ndihmuar dhe s’kam marr asnjë lek

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.10.2025, 15:58

Para pak kohësh, redaksia e JOQ Albania publikoi denoncimin e dy zonjave, të cilat u akuzuan nga qytetarë si “gjobëvënëse” në rrjetin TikTok. Në qendër të akuzave ishin Zyra Korra dhe Entela Domi, dy emra të njohur në këtë rrjet sociale.

Pas publikimit të denoncimeve, Entela Domi ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo pretendim se ka përfituar nga ndihmat e mbledhura.

Në reagimin e saj, Domi deklaron se e vetmja gjë që ka bërë është se ka ndihmuar persona në nevojë, siç e ka bërë gjithmonë, dhe se këto akuza janë një keqkuptim i qëllimshëm.

Entela, ndërkohë, ka hedhur akuza të reja ndaj një personazhi tjetër të TikTok-ut, duke e akuzuar atë si strubullar të gjithë çështjes.

Sa i përket pretendimeve për një “gjobë” në emër të JOQ Albania, Domi është shprehur se nuk ka pasur asnjë lidhje me redaksinë thjeshtë i ka treguar rastit të fundit që e ka denoncuar pranë nesh se e vërteta do dali.

Redaksia e JOQ Albania mbetet një media e hapur për të gjitha palët, duke u dhënë mundësinë të shprehen e të japin versionin e tyre për çdo çështje që ngjall debat publik.Në fund, si gjithmonë, janë ndjekësit ata që vendosin kush ka të drejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit