Policia Rrugore me dorë të hekurt! Qytetari gjobitet dy herë brenda 7 minutave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2025, 14:02

Policia Rrugore njihet për gjobat e saj në shumë raste të padrejta dhe pashpjegueshme dhe për të denoncuar një situatë të tillë një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se ditën e sotme, më saktë para pak minutave, ka marrë dy gjoba nga 3,000 lekë secila brenda vetëm 7 minutash, për automjetin që ka qëndruar i parkuar në të njëjtin vend edhe pse në fletë gjobë adresa është e ndryshme.

Qytetari thotë se ka debatuar me policët për këto gjoba të padrejta, pasi automjetin as nuk e ka lëvizur nga rruga, por shprehet se efektivët e kanë kërcënuar me bllokim mjeti.

Ai kërkon nga autoritetet e zbatimit të ligjit dhe nga inspektimet përkatëse të verifikojnë vlefshmërinë e gjobave, kohën e vendosjes së tyre dhe saktësinë e të dhënave të shkruara në dokumente.

Pasi duhet thënë se për plotësimin e normave të tyre, efektivët e rrugores mbyllin sytë dhe vendosin gjoba ku të munden, pa pyetur fare për rregulla apo Kod Rrugor.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje Joq. Brenda 7 minutave 2 gjoba nga 3000 milek. Makina ka qendruar me nje vend , ndersa ne gjoba ka adresa te ndryshme . Ju lutem anonim se na marin inat na bllokojn mjetin kta mafioza. Makina ska levizur fare , debatova dhe donin tma bllokonin pastaj”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit