Aksident në Shtip, lëndohen pesë persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2025, 13:30

Pesë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi këtë mëngjes pranë lagjes "Tre çeshmat" në Shtip.

Aksidenti, siç njofton AIM, ndodhi pas orës 7 të mëngjesit midis një kamioni dhe një makine.

Të lënduarit, sipas Spitalit Klinik të Shtipit, nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Dy persona janë transferuar në Repartin e Ortopedisë, dhe tre janë në Kirurgji. Spitali thotë se po bëhen skanimet e nevojshme mjekësore të të lënduarve.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit