Policia rrugore sfidon Koçiun, shkojnë në punë me skuter

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.10.2025, 12:18

Java e kaluar nisi me një urdhër të rreptë nga ministrja Koçiu: skuterat ndalohen deri në njoftim të dytë. Arsyeja? Për të “rregulluar” përdorimin e mjeteve elektrike. Në teori, një vendim për sigurinë publike. Në praktikë, një tjetër skenë groteske e shtetit shqiptar në veprim.

Menjëherë pas urdhrit, policia rrugore doli në rrugë me një zell që s’e sheh as kur ka kriminelë në kërkim. Çdo skuter u ndalua, çdo qytetar u trajtua si të kishte kaluar kufirin me drogë, dhe çdo mjet u sekuestrua me krenari të madhe, sikur të kishin kapur ndonjë nga figurat e botës së krimit.

Por, si zakonisht, rregullat janë vetëm për ata pa uniformë.Një qytetar ka denoncuar se, ndërsa njerëzve i sekuestruan skutera për “shkelje ligjore”, punonjësit e policisë rrugore shkojnë në punë me të njëjtat skutera. Po, ato që eprorja e tyre i ndaloi me urdhër zyrtar!

Në Shqipëri, ligji nuk është më një normë, është një kostum që e vesh kush e ka me porosi. Një polic rrugor me skuter “të ndaluara” është vetëm një ilustrim i vogël i një sistemi ku hipokrizia është më e qëndrueshme se ligji vetë.

Në fund të fundit, ndoshta ministrja Koçiu kishte të drejtë: skutera janë të rrezikshëm. Sidomos kur i ngasin ata që janë “mbi ligjin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit