23-vjeçari Arianit Kurti që mbeti i vrarë në Durrës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.10.2025, 10:39

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Manzës në Durrës, ku një konflikt i çastit për një kafe degjeneroi në përplasje me armë, duke lënë pas dy viktima të rinj.

Personi në foto është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili sipas burimeve paraprake po qëndronte në një lokal së bashku me mikun e tij Daniel Pepa, 21 vjeç. Ky i fundit i kërkoi kamerierit t’i përgatiste një kafe, por kërkesa e tij nuk u plotësua pasi ekspresi i kafesë ishte i fikur.

Në këtë moment, në debat ndërhyri Flori Paluçi, 33 vjeç, i cili po qëndronte në lokal në të njëjtën kohë me kamerierin. Përplasja verbale mes tyre u përshkallëzua me shpejtësi, derisa Paluçi nxori armën dhe qëlloi ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes së Kurtit, shoku i viktimës, Daniel Pepa, reagoi menjëherë duke qëlluar me armë ndaj Paluçit dhe e vrau atë në vendngjarje.

Policia e Durrësit mbërriti në vendngjarje, duke sekuestruar armët e përdorura dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që i mori jetën dy të rinjve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit