“Ata po më shanin, Flori ndërhyri për mua”, zbardhet dëshmia e kamarierit në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2025, 10:22

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i nisur për një kafe në një lokal në Maznë të Durrësit dhr që përfundoi me dy të rinj të vrarë.

Shtatë persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si protagonisti kryesor i ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmisë së kamerierit në lokal, gjithçka ka nisur kur 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një kafe. Kamerieri i ka thënë se ekspresi ishte fikur dhe duhej disa minuta për t’u ngrohur, por Pepa ka refuzuar të largohej dhe është ulur në tavolinë me Aranit Kurtin, duke e ofenduar dhe duke insistuar që t’i shërbehej kafeja.

Në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili ndodhej aty dhe i ka kërkuar Pepës të respektojë punonjësin. Situata është tensionuar dhe pas një debati verbal, Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Aranit Kurtit, i cili ka humbur jetën në vend.

Pas këtij akti, Daniel Pepa është larguar drejt makinës së tij, ka marrë një armë dhe është kthyer duke qëlluar drejt Paluçit, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë nga plagët.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Policia vijon hetimet dhe ka shoqëruar shtatë persona të tjerë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, kërkimi për Daniel Pepën vazhdon intensivisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit