Vrasja për një kafe/ Viktima kriminel jashtë vendit, autori problematik në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 09:08

Vrasja e dyfishtë që tronditi qytetin e Durrësit ka nxjerrë në pah të dhëna të reja për të përfshirët. Një nga viktimat, Flori Paluçi, rezulton të ketë pasur probleme me ligjin jashtë Shqipërisë, duke qenë i përfshirë në aktivitete kriminale. Paluçi, i cili jetonte në qytet prej disa kohësh, ishte kthyer nga emigracioni dhe njihej nga autoritetet për të kaluarën e tij të dyshimtë.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar i vrasjes, 21-vjeçari Daniel Pepa, është një emër i njohur për komunitetin lokal dhe policinë si një i ri problematik. Ai njihej për përfshirje në konflikte të ndryshme dhe sjellje të dhunshme në zonë. Aktualisht, Pepa është në kërkim nga policia, e cila ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja tragjike ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti që nisi për një kafe. Flori Paluçi dyshohet se ka qëlluar fillimisht një person tjetër, Aranit Kurtin, duke e lënë të vdekur, ndërsa më pas është vrarë nga Daniel Pepa. Hetimet po vijojnë për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit