5 kinezë hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohet një i mitur serb

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2025, 09:04

Policia ka njoftuar se një i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit.

Ai po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.

Siç thotë policia, kjo për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut.

”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit