Shqiptarët vuajnë më shumë nga zemra dhe shëndeti mendor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 08:32

Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për periudhën janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të shtrimeve në repartet e psikiatrisë dhe kardiologjisë, ndonëse numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale ka rënë me 3%.

Në kardiologji u trajtuan 7,543 pacientë, nga 6,419 një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 17.5%. Rritje edhe më shqetësuese është regjistruar në spitalet psikiatrike, ku numri i të shtruarve arriti në 1,129 pacientë për 8 mujorin e parë të vitit, një rritje prej 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Sipas specialistëve, këto shifra lidhen me plakjen e popullsisë, mungesën e diagnozës së hershme në zonat rurale, si dhe mungesën e trajtimit ambulator për përdoruesit e substancave si alkooli dhe drogat, që po reflektohen në rritjen e sëmundjeve mendore dhe kardiovaskulare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit