“Qeni solli kafkën…”, detaje tronditëse nga vrasja e Klevis Lleshit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.10.2025, 23:17

Janë bërë publike për herë të parë pjesë nga dosja hetimore që zbardhin rrethanat e zbulimit të trupit të Klevis Lleshit. Viktima ishte vrarë më 5 gusht 2020, ndërsa pjesët e trupit u gjetën më 8 dhjetor 2020 në një ullishte në fshatin Shpërdhet, Kurbin pas sinjalizimit të pronarit të tokës, Edmond Kolaveri, tek efektivët e Policisë së Kurbinit.

Sipas materialeve hetimore, Kolaveri i tha policisë se kafkën dhe disa kocka ia kishte sjellë qeni i tij një fakt që e detyroi atë të njoftonte menjëherë autoritetet. Në vendngjarje, pronari i ullishtes nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si ishin përfunduar mbetjet brenda tokës së tij. Ai deklaroi gjithashtu se nuk kishte vënë re asnjë ngjarje ose zhurmë të pazakontë gjatë punës në atë zonë.

Kontrolli i vendit nxorri në pah kocka të shumta të dekompozuara, njëra prej tyre dukej si pjesë e gjymtyrëve të sipërme, ndërsa u gjendën edhe tre fragmente të tjera të vogla. Rreth 250 metra në jug të vendit ku u gjet kafka, brenda përrethimit të ullishtes dhe pranë një përruaje, hetuesit evidentuan mbetje skeleti të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metrash përputhje që, sipas ekspertizave, korrespondonin me mbetje humane. Mes tyre u identifikua edhe një pjesë e nofullës së poshtme me dhëmbë të pjekurisë së plotë.

Në rrethinat e vendit të gjetjes u sekuestruan gjithashtu disa sende personale: një palë pantallona të shkurtra sportive me mbishkrimin “Nike”, një fëshfëshe e paprekur dhe, më tej, një palë mbathje rreth 12 metra larg vendit kryesor të gjetjes.

Pozicioni ku u gjet trupi i dekompozuar ishte brenda muret të ullishtes, në pjesën më të ulët midis përruas dhe kodrës. Ndërkohë, familjarët kujtojnë se Klevisi ishte parë për herë të fundit më 5 gusht, pasdite, në një lokal pranë zonës ku jetonte dhe që nga ai moment ai u zhduk pa lënë asnjë njoftim, madje pa lajmëruar nënën e tij, e cila kishte qenë personi i fundit që kishte pasur kontakt me të atë mëngjes.

Nana e Klevisit, e shqetësuar prej problematikave të të birit, i cili në atë kohë ishte në kërkim dhe jetonte i fshehur dhe nga konflikti i gjatë mes familjes së tyre dhe një fisi tjetër në zonë, gjithmonë kishte frikë se diçka e keqe mund t’i ndodhte djalit. Frika e saj u realizua, disa muaj pas zhdukjes, trup i vrarë dhe i varrosur u gjet i groposur brenda një ullishtes, pranë vendbanimit të tij.

Analizat biologjike dhe ADN-ja kanë konfirmuar se eshtrat e gjetura i përkasin Klevis Lleshit profili gjenetik i nxjerrë nga një dhëmballë dhe mbetje kockore përputhet plotësisht me profilin e nënës së tij, Fatbardha Lleshi. Familja, megjithatë, nuk priti zbulimin e mbetjeve për të nisur hetimet e veta: që nga dita e zhdukjes ata filluan të kërkonin përgjigje dhe të shihnin personat me të cilët Klevisi ishte takuar atë ditë.

Hetimet e familjes dhe gjetjet fillestare i drejtonin dyshimet drejt një konflikti të vjetër me familjen Hoxha, të cilët u vunë në qendër të interesit si të mundshëm të përfshirë në zhdukjen e Klevisit.

Megjithëse çështja zgjati disa vite, SPAK më në fund identifikoi autorët e krimit, një ngjarje për të cilën autorët dyshohet se kanë marrë pagesën prej 50,000 eurosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit