Euro kap pikën më të ulët historike në Shqipëri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.10.2025, 19:43

Euro ka shënuar ditën e martë një tjetër rënie të fortë në tregun valutor shqiptar, duke prekur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë – vetëm 96.6 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, monedha europiane ka humbur rreth 2.2% të vlerës, ndërsa tendenca mbetet në rënie.

Sipas operatorëve të tregut, oferta e lartë e euros dhe kërkesa e dobët për blerje po ushtrojnë presion të vazhdueshëm në kursin e këmbimit. Burimi i prurjeve të mëdha valutore nuk është i qartë, por përmenden turizmi, investimet në pasuri të paluajtshme dhe rrjedhat informale të valutës.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë fuqishëm duke blerë mbi 800 milionë euro vetëm në 9 muajt e parë të vitit, rënia e monedhës europiane nuk është frenuar. Pa këtë ndërhyrje, sipas ekspertëve, euro mund të kishte zbritur edhe më poshtë.

Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në eksportuesit dhe remitancat, ndërsa për importuesit dhe konsumatorët që blejnë mallra të huaja, kursi i ulët i euros mund të sjellë një efekt lehtësues afatshkurtër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit