Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në afërsi të zonës së Brarit.
Sipas raportimeve të qytetarëve për JOQ, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë pranë urës. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar apo viktima.
Rruga e Arbrit, që lidh Tiranën me zonat e Dibrës, është shpesh skenë aksidentesh për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së mbrojtjeve anësore të përshtatshme në disa segmente.