Një banor i Mulletit ka denoncuar ndotjen serioze që po vazhdon prej vitesh në lumin Erzen.
Sipas tij, fabrika “Beton Express” po hedh mbetjet e cimentos dhe ujërat e ndotura direkt në lum, në një zonë ku përpunohet betoni.
Ai thotë se kjo ndotje është shqetësuese pasi uji i lumit përdoret për vaditje dhe për përdorim shtëpiak nga banorët e zonës.
Banori kërkon që ky problem të bëhet i njohur dhe që autoritetet të ndërmarrin masa urgjente për të ndaluar ndotjen dhe për të mbrojtur ambientin dhe burimet ujore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq doja te denoncoja je ndotje te madhe qe ka vite qe ndodh ne lumin erzen ,mullet. Ne nje pike shperndarje betoni kjo fabrike hedh mbetjet e cimentos ne lum dhe shkarkon te gjithe ujrat e ndotura te saj nje problem i madh sidomos ne vere ku uji perdoret per vaditje dhe per perdorim shtepiak ne mullet e me tutje .
Ju lutem postojeni per ndergjegjesim dhe te meren masa paraprake per kete problem mjedisor. Beton express eshte fabrika e betonit