Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 15:38

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është hera e dytë që Doshi dëshmon në këtë institucion, pas një seance që zgjati rreth 90 minuta më 24 shkurt të këtij viti.

Pas daljes nga SPAK, Doshi deklaroi se hetimet lidhen me zgjedhjet lokale në Rrogozhinë në vitin 2023. Ai shtoi se gjatë një takimi elektoral ka pasur kontakt me një person që rezultonte të ishte nën përgjim nga SPAK, duke theksuar rëndësinë e këtij faktori në hetimet e autoriteteve.

Në lidhje me këtë çështje, Doshi konfirmoi se pyetjet e tij kishin të bënin me kryetarin aktual të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Ndërkaq, SPAK vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e zgjedhjeve në këtë bashki.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit