“Person i humbur në qendër të Babrroit, nuk duket mirë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 14:22

Një qytetar ka njoftuar JOQ për një person të humbur që është parë në qendër të Babrroit, pranë stacionit të autobusëve. Sipas tij, personi duket në gjendje të dobët dhe nuk është mirë. Ai ka prezantuar emrin Altin, ndërsa mbiemrin nuk e ka bërë të qartë, duke përmendur Haliti ose Halimi, pasi nuk flet mirë.

Qytetari bën apel që nëse dikush e njeh personin ose familjarët e tij, të kontaktojë sa më shpejt për t’i ardhur në ndihmë. Gjendja e tij shqetësuese kërkon vëmendje të menjëhershme. Kushdo që e njeh dhe po e kërkon Altinin të reagojë që personi në fjalë të jetë i sgurt pranë familjes.

"Përshëndetje JOQ! Është një person në qendër Babrroit, te stacioni i autobusëve. Duket si i humbur dhe nuk duket mirë. E pyeta për emrin, më tha Altin, mbiemri Haliti ose Halimi, nuk e mora vesh saktë sepse nuk flet mirë. Tha që dëshiron të shkojë në Big Brother. Kush e njeh familjen ose dikush që ta marrë, të lutem të më kontaktojë, sepse nuk duket mirë. Hypi në autobusin e linjës Babrru- Qëndër", shkruan qytetari për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit