Pas ndarjes shqiptari kërcënon ish-të dashurën rumune: Kjo armë është për ty

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2025, 13:49

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pas një serie kërcënimesh dhe ngacmimesh ndaj ish-partneres së tij, një gruaje rumune të moshës së tij.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, gruaja zbuloi se partneri nuk ishte beqar, por ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Ky fakt shënoi fillimin e një makthi për të, i shoqëruar me mesazhe kërcënuese, ku përfshihej edhe fraza shqetësuese: “Unë jam mafia shqiptare dhe kjo armë është për ty”.

Të shtunën e kaluar, e ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur, gruaja u drejtua në stacionin e policisë për të raportuar ngjarjet. Pas dëgjimit të dëshmisë së saj, oficerët kryen kontroll në banesën e 35-vjeçarit, ku gjetën mbi 30 gramë kokainë dhe një pistoletë, e cila ishte përdorur për kërcënimet.

I riu u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për veprat e përndjekjes dhe kërcënimit. Gruaja viktimë u vendos nën mbrojtjen e “kodit të kuq”, protokollit që siguron mbrojtje për personat që përballen me dhunë me bazë gjinore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit