Aleksandër Kaçinari, një i ri nga Lezha i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që po e shqetëson prej kohësh në rrjetet sociale.
Pasi shkoi për të bërë një kallëzim në Polici, Aleksandri mori telefonin dhe zgjodhi që të denoncojë publikisht një zonjë të quajtur Valentina, dhe Sokol Tatiçajn, duke i akuzuar se e kanë denigruar në TikTok.
Sipas Aleksandrit, Valentina ka hyrë disa herë “Live” në “TikTok” me Sokol Tatiçajn, ku kanë lëshuar ofendime ndaj tij. Madje Valentia pretendon se i ka dhënë dhe 2 000 euro borxh Aleksandit, dhe tashmë kërkon që t’ia kthejë mbrapsht, pavarësisht se nuk disponon asnjë fakt për këtë.
Ai i akuzon të dy për prishje imazhi, dhe kërkon që t’i denoncojë publikisht për të paralajmëruar personat e tjerë që të mos bien viktima të tyre sikur ndodhi me të.