Ish-deputetja e Berishës s’i reziston dot tundimit: Bëhet drejtoreshë e Ramës në Elbasan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2025, 13:04

Partia Demokratike vijon të humbasë emra nga radhët e saj pasi postet që qeveria u ofron janë tunduese.

Së fundmi ish-deputetja demokrate Zheni Gjergji ka pranuar ofertën e qeverisë për t’u emëruar drejtoreshë e spitalit rajonal të Elbasanit, duke konfirmuar largimin e saj nga radhët e Partisë Demokratike.

Gjergji ka sqaruar se ky vendim është krejtësisht profesional, duke theksuar se tashmë nuk është më pjesë e angazhimit politik me PD. Ajo ka theksuar se emërimi nuk ka qenë një zgjedhje politike, por një hap në shërbim të qytetarëve të Elbasanit dhe shëndetësisë së tyre.

Zheni Gjergji u zgjodh deputete e PD në Elbasan në vitin 2021 dhe gjatë viteve ka qenë edhe kryetare e komisionit të shëndetësisë në Kuvend. Gjatë përçarjes brenda PD-së, ajo u mbajt pranë liderëve Basha, më pas Bardhi dhe në fund u afrua me grupin e Sali Berishës.

Megjithatë, Gjergji nuk u përfshi në listën e hapur të PD-së për zgjedhjet e fundit në Elbasan, pasi u përjashtua nga Berisha bashkë me disa anëtarë të tjerë rebelë, përfshirë Dashnor Sulën, Lefter Geshtenjën, Flutura Açkën dhe Qani Xhafën.

Tani, ish-deputetja ka gjetur vendin e saj në drejtimin e spitalit rajonal, duke u larguar zyrtarisht nga PD dhe duke nisur një etapë të re në karrierën e saj profesionale dhe publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit