Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në një lokal pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ku një burrë i moshuar është kapur duke fotografuar fshehurazi disa vajza që ndodheshin aty.
Sipas dëshmitarëve, vajzat ishin në terezinë e tyre, ndërsa ky i moshuar i fotografonte pa leje dhe pa të drejte.
Pasi u bën foto i moshuari shihet teksa kontrollon galerinë e tij, të mbushur plot me foto të tjera.
Ky nuk është rasti i parë që të moshuar me sjellje maniake kryejnë veprime të tilla për kënaqësitë e tyre.
Gjatë verës JOQ ALBANIA denoncoi një rast të ngjashëm ku një i moshuar në Pogradec fotografonte vajzat dhe gratë që pushonin në qejfin e tyre në bregun e liqenit. I moshuari maniak, zmadhonte zonat intime të trupit të grave dhe vajzave që ishin në bregun e liqenit dhe më pas këto foto, sipas denoncueses, i moshuari i dërgonte jashtë vendit tek personat që njihte duke i shoqëruar me emoji erotike.