I njohur si lojtari i fortë, i pathyeshëm dhe i padorëzuar në sulmin kuqezi, Mirlind Daku këtë herë ka treguar një anë krejt tjetër të vetes, atë të ndjeshme dhe romantike. Nën krahët e të dashurës së tij, influenceres së njohur Vesa Vllasaliu, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shfaqet ndryshe nga çdo herë më parë, i qeshur dhe i qetë.
Pas muajsh thashethemesh, çifti më në fund vendosi t’i japë fund dyshimeve. Vetëm disa orë më parë, Vesa publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihet e përqafuar me Dakun, duke zyrtarizuar publikisht marrëdhënien e tyre. Në një tjetër postim, ajo ndau një buqetë me trëndafila të kuq, dhuratë nga sulmuesi me rastin e përvjetorit të lidhjes së tyre, shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, por domethënës: “Gëzuar përvjetorin.”
Ndërsa Daku është mësuar të përballet me mbrojtës të ashpër në fushë, duket se në jetën personale e ka gjetur paqen dhe mbështetjen te partnerja e tij. Edhe pse të dy kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg syve të publikut, Vesa është parë shpesh në tribunat e stadiumeve duke e përkrahur në ndeshje të rëndësishme, një detaj që nuk i shpëtoi syrit të tifozëve.
Tashmë, historia e tyre nuk është më thashethem, por një romancë e konfirmuar që i jep një ngjyrim të ri figurës së sulmuesit që, përveç golave, di të fitojë edhe në dashuri.