“Parkojnë makinën para shtëpisë time dhe kryejnë akte intime pa pikë turpi”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.10.2025, 01:00

Një qytetar i shqetësuar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një fenomen që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në ambiente publike në Tiranë.

Ai ka dërguar një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë së banesës së tij, ku duket një automjet i parkuar përballë shtëpisë. Brenda mjetit ndodheshin një burrë dhe një grua që po kryenin akte intime në publik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, në rrugën “Jonuz Lici”, rreth orës 19:30 të mbrëmjes. Qytetari thotë se raste të tilla janë bërë të shpeshta dhe se ndihen të fyer nga mungesa e respektit për hapësirën publike, sidomos në orare kur aty mund të kalojnë fëmijë.

Ja mesazhi i tij i plotë:

“Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë ndodh te Fresku, rruga Jonuz Lici. Janë raste të shpeshta, dua ta bëj shembull këtë herë. S’po i bëj publike me emra, nuk e di ç’lidhje kanë bashkë, por janë të rinj në lagje. Dua t’i bëj shembull se janë shumë raste që vijnë e parkohen pranë derës sime ose të komshiut ngjitur dhe kryejnë veprime të tilla pa pikë turpi në hapësirë publike. Nuk është hera e parë që e bëjnë. Faleminderit!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit