Vrau nxënësen 8-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm mësuesja në Korenë e Jugut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.10.2025, 20:38

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm një mësuese, e cila vrau me thikë nxënësen e saj 8-vjeçare brenda ambienteve të shkollës në qytetin Daejeon. Përveç dënimit maksimal me burg, gjykata urdhëroi që e dënuara të mbajë edhe një pajisje elektronike gjurmimi për 30 vjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit të kaluar, kur Myeong Jae-wan sulmoi dhe vrau nxënësen Kim Hae-neul në një klasë shkollore. Prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, por gjykata vendosi burgim të përjetshëm. Gjatë procesit gjyqësor, mësuesja paraqiti dhjetëra letra pendimi dhe deklaroi se do të “reflektojë mbi gabimet” për pjesën tjetër të jetës.

48-vjeçarja pretendoi se në kohën e krimit ishte nën trajtim psikiatrik dhe se gjykimi i saj ishte i dëmtuar. Ajo kishte kërkuar më herët një leje gjashtëmujore për shkak të depresionit, por ishte rikthyer në shkollë pas vetëm 20 ditësh, pasi një mjek e kishte vlerësuar të aftë për punë.

Hetimet zbuluan se mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme edhe më parë, duke përfshirë goditjen me shuplakë të një kolegu. Madje, në mëngjesin e ditës së ngjarjes, dy zyrtarë të arsimit kishin vizituar shkollën për të hetuar një konflikt të mëparshëm.

Sipas policisë, Myeong kishte blerë një armë të ftohtë dhe e kishte sjellë qëllimisht në shkollë me planin për të vrarë veten së bashku me një fëmijë të rastësishëm. Ajo e joshte vajzën 8-vjeçare në korridor dhe e sulmoi. Fillimisht, e mitura u raportua e zhdukur, por më vonë u gjet e therur për vdekje brenda shkollës, së bashku me vetë autore që kishte një plagë në qafë, e cila dyshohet t’i jetë shkaktuar nga tentativa për vetëvrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit