Hajduti i kioskave që sfidon pronarët, policia nuk e arreston

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2025, 19:59

Ky është momenti kur një djalë i ri grabit xhiron ditore të një kioske në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë, i riu shihet me një kaçavidë në dorë teksa hap me profesionalizëm derën e dyqanit dhe, brenda pak sekondash, futet brenda duke marrë të gjitha paratë e xhiros së ditës.

Sipas denoncuesit që ka dërguar videon, ky nuk është incidenti i parë ku djali përfshihet në grabitje të bizneseve, pasi ai e ka kthyer këtë veprimtari në zakon. Megjithëse policia është në dijeni të rasteve, sipas të njëjtit burim, deri më tani nuk janë marrë masa konkrete.

“Policia nuk ndërhyn sepse thonë se është minoren,” shkruan denoncuesi.

Sipas pronarëve të bizneseve, djali është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm, pasi përveç parave të vjedhura, shpesh ka shkaktuar edhe dëme materiale, si thyerje xhamash apo bravash. Ata u bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të marrin masa për ndalimin e këtyre rasteve.

Më poshtë denoncimi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, dua që të postoj këtë djalin se është hajdut. Kush e kap të na kontaktojë te ky numër telefoni +44 77 48 08 69 46 se do t’i japim shpërblim.

Është hera e tretë që na vjedh pronë, por policia nuk merr asnjë masë pasi është minoren. Nuk dua të shifra, por herën e parë ka thyer xhamin, herën e dytë ka thyer derën dhe ka marrë lekët e xhiros.

Përveç tyre janë dhe dëmet materiale te të dyja rastet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit