Rruga lidh dy Bashkitë, asnjëra s’e rregullon

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.10.2025, 18:00

Segmenti rrugor që lidh fshatin Vlosht të bashkisë Roskovec me fshatin Allambrez në bashkinë Dimal është kthyer prej vitesh në një “rrugë të harruar”. Banorët e zonës e përshkruajnë si “rruga e Zotit”, pasi, sipas tyre, asnjë institucion nuk ka marrë përsipër mirëmbajtjen apo rregullimin e saj.

Asfalti mungon prej kohësh, gropat janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa në ditët me shi rruga shndërrohet në baltë dhe pellgje, duke e bërë thuajse të pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët. Për shumë familje që jetojnë përgjatë këtij aksi, udhëtimi drejt qytetit është bërë një sfidë e përditshme.

Problemi qëndron në faktin se rruga ndodhet në kufirin administrativ mes dy bashkive, Roskovec dhe Dimal, dhe asnjëra nuk ka marrë përgjegjësinë për ta mirëmbajtur. Çdo palë e konsideron “jashtë territorit të saj”, duke lënë banorët në mes të premtimeve të pambajtura dhe harresës institucionale.

Ndërkohë, rruga mbetet simbol i mungesës së bashkëpunimit midis institucioneve vendore dhe i mënyrës sesi përgjegjësitë shpesh kalojnë nga njëra palë te tjetra, ndërsa qytetarët mbeten të vetmit që vuajnë pasojat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit