Grevistët në Marinzë përkeqësohen në ditën e gjashtë, asnjë reagim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 15:55

Gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë po përkeqësohet ndjeshëm në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërsa vazhdon të mungojë çdo reagim nga kompania “Bankers Petroleum”, institucionet shtetërore apo përfaqësuesit lokalë. Dy prej grevistëve, Eduart Selami dhe Bledar Dano, kanë shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë natës së kaluar, por pavarësisht kësaj, shprehen të vendosur të qëndrojnë në grevë deri në përmbushjen e kërkesës për rritje page.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, situata në terren është shqetësuese. Puset e naftës aktualisht po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, për shkak të mungesës së punonjësve të rregullt që ndodhen në grevë. Megjithatë, ai thekson se ky zëvendësim nuk përbën një zgjidhje reale për situatën dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës.

Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së grevistëve dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në aktivitetin industrial, asnjë institucion shtetëror dhe as deputetët e zonës nuk kanë dalë me një deklaratë apo ndërhyrje për të adresuar kërkesat e punonjësve. Grevistët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre legjitime për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit