Policja i këput 30 mijë lekë gjobë qytetares, shpëton ‘Benzi’ i ndalur në rrethrrotullim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.10.2025, 15:15

Një episod tipik i abuzimit me uniformën është regjistruar sot në rrethin e Institutit, ku një qytetare u ndëshkua me gjobë vetëm sepse ndaloi për pak minuta për të marrë një çertifikatë. Pa paralajmërim, pa verifikim dhe pa asnjë lloj fleksibiliteti, punonjësja e policisë rrugore ka plotësuar menjëherë procesverbalin dhe ka vendosur gjobën prej 3 mijë lekësh të reja, sikur të bëhej fjalë për një shkelje të rrezikshme e jo për një ndalim të përkohshëm.

Ndërkohë, disa metra më tej, një tjetër automjet që qëndronte në vetë rrethrrotullimin, në një zonë ku ndalimi është rreptësisht i ndaluar, nuk u prek fare. Asnjë vërejtje, asnjë gjobë. Një shembull i pastër i selektivitetit me të cilin funksionon shpesh policia në terren.

Ky rast tregon qartë se si autoriteti rrugor, në vend që të garantojë rregull e drejtësi, është shndërruar në një mekanizëm gjobash pa kriter. Policia që duhet të jetë në shërbim të qytetarit, shpesh vepron me arrogancë, duke ndëshkuar kë të kapë më kollaj, ndërsa mbyll sytë para shkeljeve reale.

Policia nuk mund të pretendojë respekt kur vetë vepron pa drejtësi. Dhe derisa këto sjellje të pandëshkuara të marrin fund, çdo fjalë për “shërbim ndaj qytetarit” mbetet thjesht një slogan bosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit