Arbër Hoxha vlerësohet maksimalisht në Kroaci, shpallet lojtari i muajit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.10.2025, 14:56

Arbër Hoxha po jeton një periudhë të artë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga emrat më të spikatur të Dinamos së Zagrebit dhe tashmë edhe të fanellës kuqezi, ku vetëm pak ditë më parë gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë.

Pas këtij momenti historik me Shqipërinë, 25-vjeçari ka marrë edhe një tjetër shpërblim personal, është shpallur “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, një vlerësim që konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon.

Në 9 ndeshjet e para të sezonit, Hoxha ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste, duke marrë gjithashtu nota të larta në çdo paraqitje. Me një mesatare vlerësimi 7, ai është tashmë ndër futbollistët më të vlerësuar të ligës, duke dëshmuar se dinamika e tij në fushë dhe kontributi në lojën sulmuese po bëhen gjithnjë e më vendimtarë si për klubin, ashtu edhe për Kombëtaren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit