“Ligji për skllavërinë moderne lejoi hajdutin shqiptar të vidhte sërish në Britani”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 14:56

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë rastit të shqiptarit Lorenc Hysa, 32 vjeç, i cili ka shmangur deportimin nga Mbretëria e Bashkuar duke pretenduar se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas gazetës, Hysa një hajdut serial i kërkuar në Gjermani dhe Luksemburg përfitoi nga liria gjatë procesit ligjor për të kryer një sërë vjedhjesh në Kent. Ai hyri ilegalisht në Britani në vitin 2023 dhe përdori një identitet të rremë për të fshehur të kaluarën e tij kriminale.

Daily Mail raporton se pretendimi i tij për “skllavëri moderne” u hodh poshtë nga autoritetet britanike, pasi nuk u gjetën prova të besueshme që ai të ishte viktimë e trafikimit. Gjatë kohës që po shqyrtohej kërkesa e tij për azil, Hysa kreu disa vjedhje me thyerje në Longfield dhe Meopham, duke shënjestruar argjendaritë. Ai u arrestua pas identifikimit përmes gjurmëve të gjakut dhe tani ndodhet në proces ekstradimi drejt Gjermanisë, ku përballet me akuza për 19 vjedhje të tjera.

Rasti i Hysës është përmendur si një shembull tipik i abuzimit me ligjet e skllavërisë moderne, të cilat janë krijuar për të mbrojtur viktimat e trafikimit, por shpesh përdoren për të vonuar ose shmangur dëbimin nga vendi. Daily Mail thekson se ky fenomen po kthehet në një shqetësim të madh për autoritetet britanike, me një numër në rritje të kërkesave të pabazuara për azil, veçanërisht nga shtetas shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit