Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2025, 14:36

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,93 % në raport me vendimin e datës 13.10.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,614 den/kg dhe do të jetë 36,047 den/kg.

Nga data 21.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Një mënyrë e thjeshtë për të trajtuar venat me variçe Varcosin EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 67,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 36,047 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 36,047 (denarë/kilogram).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit