Dhunuan Klea Prengën, dënohen motrat Berisha

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.10.2025, 13:19

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për çështjen e shumëpërfolur të motrave Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën fizike ndaj blogeres Klea Prenga pasi kjo e fundit shoqërohej me ish-partnerin e Marinelës, ngjarje që tronditi opinionin publik në gusht të vitit 2024.

Sipas vendimit gjyqësor, Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, dënim që u ul në 2 vite, për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Antonela Berisha u dënua me 3 vite shërbim prove, të reduktuara në 2 vite me të njëjtin mekanizëm lehtësues.

Ngjarja e ndodhur në një nga restorantet e Tiranës mori përmasa publike pasi Klea Prenga, e njohur për aktivitetin e saj në rrjete sociale, u sulmua fizikisht dhe u godit me sende të forta gjatë një darke, për arsye që më vonë u cilësuan si “motive banale”.

Pas incidentit, motrat Berisha u shpallën fillimisht në kërkim, ndërsa u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj më vonë. Në vijim, pritet që palët të vendosin nëse do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit