Minatorët e Spaçit në ditën e 12-të të protestës! Kërkojnë kontratë kolektive dhe njohjen e sindikatës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 09:52

Minatorët e nëntokës në minierën e bakrit në Spaç, Mirditë, kanë hyrë në ditën e 12-të të protestës së tyre, duke qëndruar të vendosur në hyrje të kompanisë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës. Ata theksojnë se kërkesat kryesore janë njohja zyrtare e sindikatës së tyre dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive pune.

Sipas protestuesve, mungesa e një marrëveshjeje kolektive u mohon të drejtat bazë dhe i lë të pambrojtur përballë kushteve të vështira të punës në nëntokë. Ata i konsiderojnë këto kërkesa si thelbësore për sigurimin e dinjitetit dhe mirëqenies së punëtorëve.

Ndërkohë, kompania turke “Tete Albania”, që menaxhon minierën, nuk ka reaguar deri më tani ndaj kërkesave apo ftesave për dialog nga ana e punonjësve. Kjo heshtje po rrit tensionin në mesin e minatorëve, të cilët paralajmërojnë se do të vijojnë protestën pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit