Një shqiptar për herë të parë në krye të Çashkës, një nga komunat me territor më të madh në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2025, 11:35

Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar garën për kryetar të Komunës së Çashkës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shaqiri ka siguruar 50.75% të votave, përkatësisht 2,322 vota, duke fituar shumicën absolute dhe duke shmangur nevojën për raund të dytë.

Pas tij është renditur kandidati i LSDM-së, Goran Stojanovski, me 24.26% të votave, ndërsa Dejan Andonovski i VMRO-DPMNE-së ka marrë 23.29%.

Fitorja e Shaqirit në këtë komunë përbën një nga rezultatet më domethënëse, pasi që shqiptarët për herë të parë fitojnë këtë komunë në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit