Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 09:28

Një përleshje e dhunshme pas një feste në një klub nate pranë Universitetit të Peruxhias ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar, Hekuran Cumani. I riu u godit për vdekje me thikë në gjoks në një parking përballë Departamentit të Matematikës, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur lehtë. Disa të rinj janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, nën praninë e avokatëve.

Hetimet e autoriteteve italiane janë ende në zhvillim dhe po konsiderohen komplekse. Dy grupet e përfshira në konflikt njëri nga rajoni i Marche-s dhe tjetri me të rinj italianë të gjeneratës së parë dhe të dytë nga Perugia nuk kishin njohje të mëparshme dhe nuk rezultojnë të lidhur me ndonjë rrjet kriminal. Përplasja mendohet të ketë nisur për arsye të parëndësishme, por u përshkallëzua jashtë klubit në një sulm fatal. Thika me të cilën u vra Cumani ende nuk është gjetur.

Pamjet filmike nga zona nuk kanë ndihmuar hetuesit, pasi parkingu nuk ka kamera sigurie dhe ato të pakta brenda ndërtesës nuk ofruan prova të vlefshme. Skuadra hetimore “Fluturuese” po bashkon dëshmitë dhe provat për të identifikuar autorin e goditjes fatale, ndërsa pista kryesore mbetet se arma u soll nga një person që iu bashkua më vonë konfliktit, nga grupi perugian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit