Fatmir Limani: E kam të vështirë të bëjë thirrje për të votuar pro atij që është përfshirë në audio-incizime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2025, 08:57

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Kërocës, Fatmir Limani, është paraqitur para opinionit pas rezultateve për zgjedhjet lokale.

Ai thotë se qytetarët nuk i besuan për ta ndryshuar Kërçovën, ndërsa thotë se e ka të vështirë të kërkojë nga qytetarët që ta përkrahin Fatmir Deharin.

"Dola në fushë për të ndryshuar Kërçovë, nuk mund ta bëjë këtë pa votën e qytetarëve. Nëse ata zgjidhin dikë tjetër, ata besojnë se ai është në gjendje të sfidojë kandidatin maqedonas. Përgjegjësia është e atyre dhe jo e imja".

"Për këto arsye e kam të vështirë të bëjë thirrje për të votuar pro atij, gjithnjë duke pasur parasysh ato ngjarje që janë shfaqur në video dhe audio-incizime. Unë do të bëjë thirrje të votohet më i miri, duke besuar se qytetarët do të dijnë të votojnë duke peshuar gjithçka. Në këto rrethana të reja, ndjej se zotimi im është përmbushur", tha Fatmir Limani.

Ndryshe, në Komunën e Kërçovës kandidati i parë ka dalë ai i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Jovanovski, i cili ka marrë 11.777, ndërsa i dyti është kandidati i AKI-së Fatmir Dehari, i cili ka marrë 5.393 vota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit