Një person është shoqëruar nga Policia e Shtetit mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:05, pranë Bankës së Shqipërisë në qendër të Tiranës.
Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, shihet momenti kur efektivët e policisë ndërhyjnë dhe fusin personin në mjetin e shërbimit, duke e shoqëruar drejt komisariatit.
Sipas dëshmisë së qytetarit që ka dërguar pamjet, paraprakisht disa të rinj e kishin goditur burrin, duke bërtitur se ai ishte i përfshirë në një rast të dyshuar “përdhunimi të një minoreneje”.
JOQ Albania thekson se deri në këto momente Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen, ndaj nuk mund të konfirmohet arsyeja e shoqërimit apo pretendimet e bëra nga dëshmitari.
Ngjarja mbetet, për momentin, një raportim i qytetarit, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë për të sqaruar rrethanat e plota të shoqërimit dhe statusin ligjor të personit të ndaluar.