Prej 5 ditësh në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Bankers Petroleum

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2025, 22:56

Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal të Sektorit Hidrokarbur vijojnë grevën e urisë prej pesë ditësh. Sot, gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve është përkeqësuar, dhe mjekët kanë mbërritur me ambulancë për të monitoruar nga afër situatën e tyre.

Të gjithë anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur simptoma si temperaturë, lodhje, marramendje dhe dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë injeksione për të stabilizuar gjendjen shëndetësore.

Pavarësisht vështirësive, grevistët paralajmërojnë ss do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të mbështetura edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse, të cilët po zhvillojnë bojkot pune.

Ara kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta dhe alokimin e 1% të fondit total të pagave për krijimin e një fondi sindikal.

Kompania kineze Bankers Petroleum, në reagimin e saj të fundit, deklaroi se rritja e pagave nuk është aktualisht e përballueshme financiarisht, por ra dakord për rritjen e trajtimit ushqimor në përputhje me normat e kompanisë shtetërore të naftës, plan që do të zbatohet në fund të vitit financiar.

grevë urie, Marinzë, naftëtarë, Bankers Petroleum, Këshilli Sindikal, grevistë, rritje page, fond sindikal, bojkoti punës, gjendje shëndetësore, injeksione, punonjës nafte, ditë e pestë, urgjencë mjekësore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit