Tensione në “Elbasan Arena”, tifozët elbasanas kalojnë gardhin, tentojnë të përleshen me ata të Vorës!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2025, 20:25

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Vorës në stadiumin “Elbasan Arena” ka degjeneruar në tension dhe kaos mes tifozërive.

Elbasani u mposht 1-2 , por momenti kritik ndodhi pas golit të barazimit nga miqtë. Një grup tifozësh vendas kaluan gardhin rrethues të tribunave duke tentuar të shkonin drejt tifozëve të Vorës për t’u përleshur.

Fatmirësisht, gardhi i dytë mbrojtës dhe ndërhyrja e policisë parandaluan kontaktin fizik mes tyre dhe shmangën përshkallëzimin e situatës. Pas disa minutash tension, gjithçka u kthye në normalitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit