“Sa gjynah!” Skuterit ‘BinBin’ i vënë flakën në mes të parkut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.10.2025, 16:43

Që prej ditës së hënë, me urdhër të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, përdorimi i skuterave u ndalua deri në një vendim të dytë. Shkak sipas saj ishin aksidentet e shumta që këto mjete kishin shkaktuar, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Pas këtij urdhri, policia rrugore nisi sekuestrimin e skuterave të qytetarëve të zakonshëm, të cilët të painformuar ose jo vazhduan t'i përdornin. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se skuterat e bashkisë “BinBin” vazhdojnë të shihen lirshëm në rrugët e kryeqytetit, dukshëm të paprekur nga kontrollet e autoriteteve.

Një episod i fundit i ndodhur në kryeqytet ndez një debat të ri. Një skuter, pikërisht një “BinBin” është gjendur i djegur në fushën sportive të Ali Demit. Ky akt 'hakmarrës' ka ngritur pyetje mbi perceptimin e drejtësisë dhe trajtimin e barabartë. Ndërsa skuterat private të qytetarëve sekuestrohen pa përjashtim, ata të bashkisë duket se mbeten jashtë çdo kontrolli.

A mund të quhet djegia e "BinBin"-it një akt rebelizmi apo hakmarrje, apo diçka tjetër fshihet pas këtij akti?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit