Një akt vandalizimi ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku persona ende të paidentifikuar u kanë vënë flakën varrezave të qytetit dhe kanë thyer disa qivure.
Banorët e zonës janë shprehur të indinjuar nga ky akt vandal, duke e cilësuar si një mungesë totale respekti ndaj vendeve të shenjta të prehjes së të ndjerëve.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të nisin menjëherë hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje pasi sipas tyre tani shiten edhe vende varresh në formë rezervimi.
Qytetarët kërkojnë monitorim më të rreptë në ambientet e varrezave të qytetit dhe pastrim e kujdes ndaj tyre pasi si taksapagues të rregullt që janë ky nuk është shërbimi i merituar.