Një dëshmitare nga lagjja ku ndodhi zjarri tragjik në Maliq ka rrëfyer momentet dramatike që çuan në humbjen e jetës së Merjeme Azisllarit dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka. Sipas saj, familja ishte me kushte të vështira ekonomike, ku vetëm babai punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët me spektrin autik.
Dëshmitarja tregon se zjarri ka rënë në një krevat sfungjeri në dhomën ku ishin fëmijët, të cilët shpesh trazonin zjarrin. Zjarri shkaktoi tym të dendur, pa shumë flakë. Vajza, më e vogël, arriti të hidhej nga dritarja dhe u shpëtua nga një grua e lagjes, ndërsa djali dhe nëna nuk mundën të dilnin në kohë.
Dëshmitarja:
Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim ‘laji, shpëlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin me spektrin autik. Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.