E afërmja për JOQ: Hekuranin e vranë pas shpine, po ndante shokët nga një sherr

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 15:50

Një e afërme e të riut shqiptar Hekuran Cumani, i vrarë më 18 tetor në Perugia, ka reaguar për JOQ duke ndarë detaje tronditëse nga momentet e fundit të jetës së tij. Sipas saj, Hekurani nuk ishte pjesë e ndonjë sherri, por përpiqej të ndante shokët e tij nga një grup tjetër, që ishin përfshirë në një konflikt. Grupi tjetër, sipas dëshmisë, ishte i armatosur me thika dhe mjete të mprehta.

Në përpjekje për të mos lejuar përshkallëzimin e dhunës, Hekurani u godit pas shpine në zonën e fytit dhe kraharorit, ndërsa një nga shokët e tij e ndihmoi ta fusnin në makinë pasi ishte plagosur në këmbë. E afërmja sqaron më tej se autopsia ka përjashtuar praninë e alkoolit apo substancave narkotike në organizmin e të riut.

E afërmja e të ndjerit, Hekuran Cumani shkruan për JOQ:

Jam e afërmja e Hekuran Cumanit. Po ndante shokët sepse ishin përfshirë në një konflikt me një grup tjetër. Grupi tjetër kishte thika dhe sende të tjera të mprehta. Ai po përpiqej t’i ndante, madje një nga shokët e tij e ndihmoi ta fusnin në makinë, sepse ishte i çarë në këmbë. Ndërkohë, ata nga pas e goditën pas shpine, në fyt dhe kraharor. Nga autopsia rezulton se nuk kishte as alkool as drogë në trup, pasi ai merrej edhe me palestër. Ambulanca mbërriti me vonesë, ndërkohë që zemra i rrihte ende dhe ai ecte. "Jam mirë, s'kam gjë", tha. Më pas u shemb në tokë.

Kjo dëshmi e re hedh dritë mbi personalitetin dhe rrethanat e ngjarjes tragjike, duke forcuar edhe më shumë bindjen e familjarëve dhe të afërmve se Hekurani ishte thjesht në vendin dhe momentin e gabuar. Ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të plotë të ngjarjes, ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe zbuluar motivet e kësaj vrasjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit