Nënë e bir në Maliq humbën jetën nga asfiksia, “Jetonin në varfëri, fëmijët ishin me autizëm”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 15:08

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq, ku një banesë në bllokun nr. 3 është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e nënes 40-vjeçare Merjeme Azisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Luka Azisllari nga asfiksia. Djali tjetër 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, ndërsa viktimat u dërguan për ndihmë mjekësore. Megjithatë, si pasojë e asfiksisë, nëna dhe djali 14-vjeçar nuk arritën t’i mbijetojnë. Prokuroria po vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Një fqinj i familjes Azisllari deklaroi se familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe dy fëmijët e saj ishin me autizëm. Ai tha se nëna nuk punonte, ndërsa vetëm babai ishte i punësuar, duke vënë në pah sfidat e mëdha me të cilat përballeshin në jetën e përditshme. "Nuk di se si ka ndodhur ngjarja, por janë kushte shumë të vështira," tha ai, duke shprehur trishtim për fatkeqësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit