Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Maliqit, kur një banesë u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri.
Zjarri shpërtheu rreth orës 13:30, në banesën ku ndodheshin nëna 40-vjeçare Merjeme Azisllari dhe dy fëmijët e saj. Si pasojë e tymit të dendur dhe flakëve, si fillim Merjeme Azisllari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital për shkak të asfiksisë dhe tani është njoftura se dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azisllari, ka ndërruar jetë.
Forcat zjarrfikëse dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ndërsa fëmija tjetër, 6 vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim.