Minatorët e Spaçit: “TETE Albania” po na largon nga puna pse protestojmë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 13:09

Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit kanë bojkotuar punën, duke kërkuar njohjen e sindikatës që kanë krijuar dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive që do të garantonte të drejtat dhe sigurinë e tyre në vendin e punës. Ata akuzojnë kompaninë turke “TETE Albania” se po refuzon të ulet në bisedime dhe nuk njeh përfaqësinë e tyre sindikale, duke thënë se nuk plotëson kriteret ligjore.

Minatori Dritan Lleshi deklaroi se kompania ka nisur të hakmerret ndaj punëtorëve për shkak të protestës. “Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim, dhe pastaj na kanë komunikuar vendimin përmes telefonit,” tha ai, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm dhe presion ndaj protestuesve. Lleshi theksoi se pavarësisht kësaj, minatorët nuk do të tërhiqen.

Edhe minatori Kastriot Prenga paralajmëroi se protesta do të përshkallëzohet në grevë urie nëse situata nuk ndryshon. “Po na bëjnë shantazh dhe presion me largime nga puna, por ne nuk do të tërhiqemi. Po kërkojmë një të drejtë që na takon me ligj dhe Kodin e Punës,” u shpreh ai, duke nënvizuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar betejën deri në realizimin e kërkesave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit