Ylber Ramadani “shkund” Serie A, mesfushori kuqezi shpallet Lojtari i Ndeshjes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.10.2025, 11:59

Leçe dhe Sasuolo nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në sfidën e javës së shtatë të Serie A, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një ndeshje të luftuar në çdo centimetër të fushës, Ylber Ramadani shkëlqeu sërish me një paraqitje fantastike, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.

Tek Leçe, trajneri i besoi që nga minuta e parë Ramadanit dhe Medon Berishës, të cilët formuan një dyshe solide në mesfushë, ndërsa përballë tyre qëndronte Arijanet Muriç, portieri i përfaqësueses së Kosovës, që këtë herë u kthye titullar pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Leçe shfaqi disiplinë dhe shpirt gare, ndërsa Ramadani u shqua për kontrollin e lojës, ndërhyrjet e sakta dhe lidershipin në qendër të mesfushës. Nga ana tjetër, Sasuolo kërkoi fitoren për ta çuar serinë pozitive në tre ndeshje, por u përball me një mur të vërtetë në mbrojtje.

Me këtë barazim, Leçe ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 14-të të tabelës, ndërsa Sasuolo ndalet pas dy fitoreve radhazi. Një pikë që për Leçen vlen më shumë për moralin, sepse konfirmon rritjen e skuadrës dhe stabilitetin që po imponon Ramadani në zemër të fushës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit