Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk ishte banor i pallatit dhe as i lagjes ku ndodhi ngjarja. Ai është ngjitur në katin e katërt dhe më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit, duke humbur jetën në vend.
Shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminimet mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë viktimën dhe të kontaktojnë familjarët e tij.