“Hekurani, djalë me zemër të artë, nuk kërkonte telashe, bënte jetë të thjeshtë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 09:59

Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fabriano, u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 18 tetor, në një parking pranë Departamentit të Matematikës në Perugia. I riu kishte udhëtuar drejt qytetit për një mbrëmje me miqtë, dhe sipas informacioneve paraprake, mund të ketë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga klubi 100Dieci, vetëm pak metra nga vendi ku u gjet i pajetë.

Familjarët dhe të afërmit e përshkruajnë Hekuranin si një djalë të qetë, pa probleme me ligjin, që i përkushtohej jetës së tij të thjeshtë dhe punës sezonale. Sipas kushëririt të tij, i cili foli për mediat lokale, Hekurani nuk kërkonte kurrë telashe dhe ishte i përqendruar tek gjërat që i pëlqenin, si palestra, tatuazhet dhe puna me familjen në Senigallia gjatë verës. Gjatë dimrit, jetonte dhe punonte në Fabriano, ku kishte një jetë të rregullt.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe veçanërisht familjen e tij, që e përshkruan si një djalë me zemër të artë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes vijojnë, ndërkohë që autoritetet italiane ende nuk kanë bërë të ditur motivin e krimit apo ndonjë person të ndaluar në lidhje me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit